Shoqëria civile kërkon shfuqizimin e emërimit të Driton Gashit në krye të AKI-së [video]

8 Shkurt 2017 - 19:05      

Driton Gashi është emëruar drejtor i ri Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, raporton KTV.

Pasardhësi i Agron Selimajt, deri javën e kaluar kishte aktakuzë të ngritur për keqpërdorim detyre.
Procesi gjyqësor i nisur kundër tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, ishte shtyrë që në seancën fillestare.

Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së Driton Gashit dhe prokurorit të shtetit, Feti Tunuzliu.
Aktakuza është tërhequr vetëm pak ditë para emërimit të tij në detyrën e re.

Sipas Betim Musliut nga Instituti Kosovar për Drejtësi, ndikimi politik për emërim në poste të larta, është bërë i pashmangshëm.
Për emërimin në këtë pozitë të Driton Gashit, ka reaguar edhe Organizata “ÇOHU”.

Arton Demhasaj nga kjo organizatë, ka thënë se drejtori i ri i AKI-së, është pjesë e PDK-së dhe se emërimi i tij, dëmton kredibilitetin e këtij institucioni. Driton Gashi, gjatë tërë ditës, nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së.


Shoqëria civile kërkon shfuqizimin e emërimit... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...