Thaçi: Angazhimi politik dhe gjeostrategjik i BE-së, qenësor për Kosovën dhe rajonin

8 Shkurt 2017 - 18:17      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takime të ndara nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe nga presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se në këto takime Thaçi tregoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe theksoi nevojën për angazhim strategjik të BE-së në Kosovë dhe në Ballkan Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar për të ardhmen tonë evropiane dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm që nga nënshkrimi MSA-së, mirëpo procesi i integrimit të Kosovës në BE duhet të përshpejtohet me veprime konkrete, sepse vonesat vetëm sa e dëmtojnë kredibilitetin e BE-së dhe e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces”, u shpreh Thaçi, transmeton Koha.net.

“Është qenësore për Kosovën, për tërë rajonin, që Bashkimi Evropian të mbetet i angazhuar në Ballkanin Perëndimor dhe ky angazhim të jetë politik dhe gjeostrategjik”, ka shtuar ai.

Përkundër sfidave aktuale të BE-së që ndërlidhen me çështjen e refugjatëve dhe të zgjerimit, në këto dy takime është konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...