8 Shkurt 2017 - 17:45
Qeveria e Serbisë, për këtë qëllim e ka formuar Grupin punues për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan.
Me vendimin e Qeverisë së Serbi më 31 janar të këtij vit, Grupi punues, siç njofto gazeta blic e Beogradit, do të duhej të gjente zgjidhje për hapjen e hapësirës ajrore për trafikun civil mbi Kosovën, për vendosjen e vijës ajrore Beograd – Prishtinë, por edhe për posedimin pozicionit të radarit "Kopaonik", me radarin primar e sekondar për nevoja ushtarake e civile.
“Vendosje e trafikut ajror me Prishtinën është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë për gazetën serbe një burim i paemëruar nga Qeveria e Serbisë.
Po ky burim ka theksuar se megjithatë “duhet pasur para sysh që të mos bihet në kurthin Prishtinës , pasi, sipas tij, bashkë me këtë, imponohet edhe çështja e kontrollimit të pjesës së poshtme të hapësirës ajrore që nuk ka lidhje me trafikun civil”.
Ai ka sqaruar se “bëhet fjalë për hapësirën nën 8.000 metra që lidhet me sovranitetin dhe integritetin territoriale të vendit për të cilin nuk duhet diskutuar fare, “sepse për trafikun ajror është e rëndësishme hapja e hapësirës ajrore mbi 8.700 metra”.
Vendimi i Qeverisë serbe për formimin e Grupit punues hyn në fuqi më 12 shkurt, të dielën.
Kryetar i Grupit ësh ministri serb i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe përfaqësues të ministrive të tjera të Serbisë .
Mbrëmë në KTV, në Rubikon, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka theksuar se moslejimi i qarkullimit ajror nga Kosova nëpër hapësirën e Serbisë i kushton vendit tonë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...