“Kosova ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Europës”

8 Shkurt 2017 - 17:14      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti sot delegacionin nga Këshilli i Evropës i kryesuar nga Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks. Në takim u bisedua për bashkëpunim mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës me theks për forcimin e proceseve demokratike, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë tranzicionale.

Tahiri shprehu vlerësimin për bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Komisionerin për të Drejtat e Njeriut, ndërsa theksoi se Kosova ka përmbushur kriteret për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës i cili proces do të duhej të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ajo foli edhe për misionin e Qeverisë së Kosovë me theks në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të komuniteteve si dhe për qeverisjen demokratike duke theksuar se Kosova është shembull në rajon për aspektet e mundësive të barabarta për të gjithë dhe rëndësi të madhe i kushton integrimit të komuniteteve.

Komisioneri Muiznieks shtoi se Këshilli i Evropës është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e fushave në aspektin ekonomik, arsimor, të drejtësisë tranzicionale duke thënë se Kosova ka shënuar progres në zhvillimin e vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...