Nevojiten presione ndërkombëtare ndaj Serbisë për të pagjeturit

8 Shkurt 2017 - 17:12      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim komisionarin e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Nils Muiznieks me ç’rast u trajtuan çështjet lidhur me të drejtat e njeriut, ndëshkimin e krimit, çështjen e të pagjeturve, hetimin e krimeve të urrejtjes dhe hetimin e kërcënimit ndaj gazetarëve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Lidhur me kornizën ligjore, Ministrja Hoxha vuri në dukje se Kodi i Procedurës Penale, ka ashpërsuar dënimet, sidomos në rastet kur kanë të bëjmë me të ashtuquajturat “viktima të ndjeshme”.

Ndërsa për çështjen e personave të pagjetur, ministrja shprehu falënderim ndaj institucioneve ndërkombëtare, duke ritheksuar rëndësinë e kësaj çështjeje.
“Por, bashkësia ndërkombëtare dhe më tutje duhet të shtojë presionin ndaj institucioneve të Serbisë, që të jenë më bashkëpunuese në hapjen e dosjeve dhe ofrimin e informacionit për vendndodhjen e varrezave masive”, theksoi ministrja Hoxha.

Rreth kompensimit të viktimave të krimit, ministrja foli për legjislacionin dhe të drejtën për kompensim, me qëllim që të rindërtojnë jetën e tyre dhe të bëhet përparim i mëtejshëm i paqes së qëndrueshme.

Rreth çështjes së sigurisë së medias, ministrja vuri në pah rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura, duke theksuar se inkurajon institucionet që merren me veprat penale të kryera ndaj gazetarëve që të ofrojnë hetime të shpejta dhe shqyrtim me kohë të arsyeshme të rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve.

Komisionari Muiznieks, e falënderoi Ministren Hoxha për të arriturat në lëmin e legjislacionit duke vlerësuar në veçanti ato nga fusha e të drejtave të njeriut, kompensimin e viktimave të krimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...