8 Shkurt 2017 - 15:12
Ministri Hoxhaj ka thënë se veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën dhe rajonin janë qasje provokuese dhe nuk janë raste të izoluara.
Ai ka shtuar se provokimet e Serbisë kanë qasje zinxhirore, ndërsa deklaroi se Serbia po përgatitet për skenarë të tjerë të provokimeve ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.
“Qasja e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit është qasje e provokimeve sistematike dhe nuk është aspak rast i izoluar. Provokimet sistematike të Serbisë nuk kanë mbaruar por ajo po përgatitet për më shumë skenarë të provokimeve ndaj vendit tonë dhe rajonit”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri i Punëve të Jashtme gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se ka një tendencë të rritjes ushtarake të Serbisë.
“Para 3 muajve ka qenë bilanci më i vogël i armatimit të Serbisë në krahasim me vendet e rajonit. Kjo është shqetësuese për ne si Kosovë. Serbia po fuqizohet ushtarakisht nga Rusia”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka thënë se Serbia në vazhdimësi është duke bërë inskenime për të ndërhyrë në sovranitetin e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...