Kosova e përkushtuar të zbatojë konventat për të drejtat e njeriut

8 Shkurt 2017 - 15:04      

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti sot komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muižnieksme të cilin diskutuan lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, progresin institucional në kontekst të hetimeve të krimeve të urrejtjes, hetimin e rasteve ku gazetarët mund të jenë të kanosur, funksionimin e mekanizmave brenda policisë në çështjen e dëshmitarëve dhe lirinë e mediave.

Zëvendësministri Hoxha njoftoi Muižniekslidhur me vullnetin dhe veprimin institucional për ndërtimin e kornizës ligjore në dobi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut duke i marrë për bazë aktet themelore të të drejtave të njeriut, siç janë Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, aktet tjera të bazuar në këtë deklaratën dhe Konventën e Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumente Zyrtare e vitit 2009 etj, transmeton Koha.net.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha e prezantoi progresin e arritur, aktivitetet në vazhdim si dhe objektivat e planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë në kuadër të saj, lidhur me temat e diskutuara në takim, duke konstatuar një progres domethënës, por edhe duke u zotuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut do të jetë bazamenti i funksionimit të institucioneve tona.

Ndërsa Muižnieks e falënderoi zëvendësministrin Hoxha për pritjen dhe theksoi se do të jetë objektiv në hartimin e raportit të të arriturave nga fusha e të drejtave të njeriut.

Në këtë takim gjithashtu morën pjesë zv. drejtori i Zyrës së komisionierit për të Drejtat e Njeriut z. Nikolaos Sitaropoulos, si dhe dy këshilltarët e tij znj. Erliha Bičakčić dhe z. Christian Mommers.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...