Delegacioni i KE-së interesohet për drejtësinë tranzicionale dhe lirinë e mediave në Kosovë

8 Shkurt 2017 - 14:31      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Nils Muižnieks, komisioner për të Drejtat e Njeriut pranë këtij institucioni.

Sipas njoftimit për medie, ministri Abrashi i informoi të pranishmit mbi aspektet kyçe të situatës sociale dhe ekonomike në Kosovë, standardet, shërbimet dhe politikat kryesore dhe zhvillimore që ofron MPMS-ja, transmeton Koha.net.

Si tema aktuale për Kosovë, rreth të cilave u interesuan edhe delegacioni nga Këshilli i Evropës, ishin çështja e personave të riatdhesuar, të zhvendosurit e brendshëm, skemat sociale dhe pensionale për grupet e cenuara, veçanërisht ato me theks tek komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas, skemat për kategoritë e dala nga lufta, etj. Gjithashtu ministri i njoftoi mysafirët me programin “Dil prej sociali”, të iniciuar nga ai përmes të cilit synohet punësimi i personave në asistencë sociale.

Gjatë takimit, ministri Abrashi parashtroi edhe çështjen e viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, me ç’rast potencoi vullnetin dhe përkushtimin e tij që këto viktima të trajtohen denjësisht përmes kujdesit institucional. Abrashi theksoi se procesi po ecën mjaft mbarë, duke u shprehur se pret që të mbijetuarit e kësaj dhune të fillojnë të kompensohen qysh këtë vit.

Ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit nga Strasburgu, komisioneri Muižnieks e informuar ministrin Abrashi për qëllimin e vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës, e cila është e fokusuar kryesisht në drejtësinë tranzicionale dhe lirinë e mediave në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...