8 Shkurt 2017 - 14:28
Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Sipas të dhënave, që i transmeton atsh, rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me + 2,33 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “transport” kanë kontribuar me +1,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje.
Referuar statistikave, çmimet e grupeve “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “argëtim e kulturë” kanë kontribuar secili me nga + 0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.
INSTAT thotë se çmimet e grupeve “veshje dhe këpucë” dhe “shërbimi arsimor” kanë kontribuar secili me nga +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “komunikimi” dhe “shëndeti” kanë kontribuar secili me nga + 0,01 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin janar 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,8 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “argëtim e kulturë” me 3,1 %, “transport” me 2,8 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,9 %, etj.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 24,8 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,8 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 6,6 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,9 %, etj. Nga ana tjeter çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,8 %, pasuar nga nëngrupi “mish” me 0,5 %.
Krahasuar me muajin dhjetor 2016 rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije jo alkoolike” me 3,7 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me -1,0 %.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...