8 Shkurt 2017 - 13:04
“Kjo gjuhë kërcënuese dhe denigruese ka ardhur pas takimeve të ndara të drejtuesve të Sindikatës së Pavarur të RTK-së me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, VV, AAK-së dhe Nisma-s dhe deputetët e Komisionit për Medie dhe atij për Buxhet e Financa, ku është diskutuar lidhur me draftimin e ligjit të RTK-së dhe problemet me të cilat përballet Transmetuesi Publik”, thuhet në reagimin e SPRTK-së.
SPRTK konsideron se ky kërcënim “recidivist” i drejtorit Shala është shkelje flagrante e Ligjit për organizim sindikal, Konventave ndërkombëtare për lirinë e asocimit në organizatat sindikale, Ligjit të RTK-së, Kodit Etik dhe rregulloreve të brendshme të RTK-së.
Kryesia e Sindikatës kërkon nga Bordi i Drejtorëve që të marrë masa ndaj këtij kërcënimi “i cili ka për qëllim frikësimin e punëtorëve”.
SPRTK, për këtë çështje tashmë i ka alarmuar instancat relevante vendore dhe ndërkombëtare.
Bashkangjitur ju sjellim postimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...