Çohu: Drejtori i i ri i AKI-së, pjesë e strukturave politike

8 Shkurt 2017 - 12:32      

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu! Përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

Bazuar në hulumtimin "Partia e Punës" të organizatës Çohu!, të publikuar më parë, drejtori i ri Driton Gashi ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së. Fillimisht z. Gashi ishte anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë, i cili më pas gjithashtu ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, thuhet në reagim të Çohu, transmeton Koha.net.

Organizata Çohu konsideron se me emërimin e tillë, Partia Demokratike e Kosovës vazhdon shtirjen e patronazhit politik dhe kontrollin në institucionet e rëndësishme të vendit, duke filluar nga pozitat më të ulëta e deri të ato më të larta në hierarkinë e institucioneve të shtetit.

Marrë parasysh rëndësinë e pozitës së drejtorit të AKI-së për sigurinë e vendit dhe i cili do të duhej të ishte i pavarur, kredibil dhe profesional, organizata Çohu! konsideron se emërimi i Driton Gashit në këtë pozitë është i papranueshëm dhe dëmton kredibilitetin e këtij institucioni.

Organizata Çohu! kërkon nga presidenti dhe kryeministri i vendit që të shqyrtojnë dhe të rikonsiderojnë emërimin e drejtorit të ri, Driton Gashi, dhe gjithashtu të shfuqizojnë vendimin për emërim, duke sjellë në pozitën e tillë një person profesionist, të pavarur dhe kredibil, i cili nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e ndonjë partie politike, thuhet në fund të reagimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...