Vujiçiq: Malaziasve u kanoset asimilimi dhe zhvendosja e sërishme nga Kosova

8 Shkurt 2017 - 12:10      

Malazezët në Kosovë ndihen të rrezikuar nga asimilimi ose zhvendosja nga Kosovë, si pasojë moszgjidhjes së statusit të tyre.

Kështu thuhet në një reagim të kryetarit të Shoqatave dhe Unionit të Malaziasve në Kosovë, Slobodan M.Vujiçiq, që sot iu shpërnda medieve në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Ndonëse Qeveria e Kosovës qysh në fillim të vitit të shkuar është zotuar me garanci të fuqishme ndaj neve dhe shtetit tonë amë Malit të Zi, se në afatin sa më të shkurtër të mundur të hartojë dhe miratojë Strategjinë mbi afirmimin dhe integrimin e bashkësisë malaziase, se do ta përfundojë Planin e aksionit dhe do të nisë zbatimin e plotë të atij dokumenti më të rëndësishëm për ne, fatkeqësisht edhe më tutje nuk ka kurrfarë shenje se në ndonjë periudhë të arsyeshme kohore e gjithë kjo vërtetë do të arrihet, theksohet në reagim.

Kjo që u cek vë në dukje se avancimi i pozitës së përgjithshme të malaziasve serish është në fund të shkallës së prioriteteve të institucioneve të Kosovës. Prandaj, në qoftë se kjo nuk ndryshohet sa më shpejtë, jemi të sigurt se do të jemi dëm kolateral të grupeve dhe fraksioneve të ndryshme të interesit, sikurse që përndryshe kemi qenë edhe pas luftës në Kosovë.

Rreziqet e ardhshme të këtij moskujdesi institucional dhe mos respektimi i zotimeve të mara ndaj bashkësisë më të rrezikuar në Kosovë, që malaziasit janë në çdo kuptim të kësaj fjale, është asimilimi ynë i tërësishëm dhe zhvendosja e familjeve më autentike të mbetura malaziase. Ndoshta në këtë moment atyre, nga të cilët varet fati ynë i mëtejmë, kjo nuk u intereson, sepse nuk shohin aq larg sa do të duhej të shihnin, por jemi të bindur se në qoftë se nuk pushon padrejtësia në vazhdimësi ndaj popullit malazias, shikuar në afat të gjatë kjo më së shumti do t’i kushtojë pikërisht Kosovës.

Jemi thellësisht të bindur se as ne, as Mali i Zi, nuk e kemi merituar me asgjë, as i kemi nxitur që institucionet e Kosovës të sillen kështu ndaj neve. Prandaj apelojmë tek institucionet e Kosovës që sa më parë, në harmoni me kushtetutën dhe ligjet, e me ndihmën e strategjisë së cekur, të na mbrojnë nga asimilimi. Njëkohësisht të mundësojnë kushte elementare për jetën dinjitoze për njeriun, por edhe të stimulojnë e sigurojnë të gjitha parakushtet për kthimin e qëndrueshëm të mijëra familjeve malaziase dhe të pronës së tyre të marrë paligjshëm.

Në fund dëshirojmë të theksojmë se kritikat tona tërësisht janë qëllimmira dhe janë të shkaktuara nga frika e arsyeshme nga humbja e identitetit që besojmë se nuk është në interesin e Kosovës dhe të vlerave evropiane të cilat, të gjithë bashkë pa përjashtime, duhet t’i kultivojmë, përfundon reagimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...