Bahri Berisha emërohet drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës [dokument]

8 Shkurt 2017 - 11:52      

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa, pas rekomandimit të ministrit të Financave z. Avdullah Hoti, me vendimin Nr.013/17 ka emëruar drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha.

Ministria e Financave më datë 15.11.2016 në përputhje me nenin 5, paragrafi 4, të Kodit Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës, ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Republikës së Kosovës, i cili ka qenë i hapur deri më datë 29.11.2016 (nr. i Konkursit 01/2016 DK-MF), transmeton Koha.net.

Me datë 06.12.2016 ministri i Financave Avdullah Hoti ka emëruar Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve dhe përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Republikës së Kosovës. Janë pranuar 22 aplikacione bazuar në procesin e datës 02.12.2016, nga të cilët 12 janë ftuar në intervistë me gojë.

Në të gjitha fazat e konkursit, Komisioni ka punuar së bashku me partnerin implementues të caktuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, siç parashihet në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më 15.08.2016 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Komisioni në dakordim të plotë me partnerin implementues, më datë 18.01.2016 ka dhënë Rekomandimin për kandidatët më të suksesshëm që i plotësojnë kriteret për tu zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës ushtron këtë funksion nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në përfundimin e mandatit pas tri viteve, me mundësi të vazhdimit të mandatit.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës ushtron funksionin në pajtim me Kodin Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...