Foto: Reuters

Kosova ndër 13 vendet që bëhen gati për valën pasdimërore të migrantëve

8 Shkurt 2017 - 11:40      

Vjenë, 8 shkurt – Ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes të 13 vendeve europiane po shqyrtojnë sot në Vjenë përgatitjet për valën e re të mundshme të migrantëve, pasi të kalojë dimëri, transmeton Koha.net.

Mbledhjen e ka thirrur ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes të Austrisë, ndërsa marrin pjesë në të kolegët nga Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Maqeddonia, Serbia, Greqia dhe Kosova.

Disa nga këto shtete kanë qenë vende të synuara apo të transitit për refugjatët përgjatë rutës së ashtuquajtur ballkanike, nëpër të cilën kanë kaluar qindra mijë njerëz, ndërsa të tjerat janë kundërshtare të vendosjes së migrantëve në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Austria vjet ishte në krye të përpjekjeve për mbylljen e rutës ballkanike nga Greqia drejt vendeve të Europës Perëndimore, raporton AP-ja.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...