8 Shkurt 2017 - 11:25
Në takim është biseduar për shqetësimin e Shoqatës së Filozofëve të Kosovës për të larguar nga plan-programet mësimore të shkollave të mesme të lëndëve filozofike, siç janë filozofia, logjika, etika etj, që parashihet me kurrikulën e re të Ministrisë Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton Koha.net.
Takime të këtilla do të mbahen në të gjitha komunat e Mitrovicës dhe do t’i organizoi Shoqata e Filozofëve të Kosovës, si përgatitje për debatin publik që do të mbahet më 22.02.2017 në Prishtinë, ku do të merr pjesë edhe Ministri Arsim Bajrami, për të biseduar lidhur me këtë çështje. Takimet tashmë janë mbajtur në Ferizaj dhe Obiliq.
Shoqata e Filzofëve të Kosovës, para drejtuesve komunalë bënë publik qëndrimin e tyre se janë kundër mospërfshirjes së lëndëve filozofike në kurrikulën e re, sepse sipas tyre do të dëmtohet mendimi kritik që ka reflektim në tërë jetën shoqërore dhe se do të mbesin pa punë një numër i madh profesorësh të këtyre lëndëve, andaj edhe kërkojnë që kjo mos të ndodhë.
Nënkryetari Mujka dhe drejtori Avdiu i dhanë përkrahje të plotë qëndrimit të Shoqatë së Filozofëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë si një kërkesë të drejtë dhe të arsyeshme. Mirëpo, ata thanë se kjo është çështje e MASHT-it dhe se duhet ët zgjidhet mm marrëveshje që është në interes të ët gjitha palëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...