8 Shkurt 2017 - 11:23
AGK konsideron se gjuha e përdorur nga z.Shala paraqet ofendim dhe kërcënim për punëtorët e mediumit publik, duke përfshirë anëtarët tonë që punojnë në këtë medium.
AGK është njoftuar nga punëtorët e mediumit publik se ky reagim i z.Shala vjen pas takimeve të ndara që drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së kanë zhvilluar me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me të gjitha grupet parlamentare lidhur me draftimin e ligjit për RTK-në dhe gjendjen e përgjithshme në Transmetuesin Publik.
AGK konsideron se gjuha ofenduese dhe denigruese e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së është e papranueshme.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i rekomandon Bordit të RTK-së që si organ mbikëqyrës të distancohet nga fyerja e tillë.
Si gjithnjë, AGK kërkon një zgjidhje të qëndrueshme për Radio Televizionin e Kosovës. Kuvendi e ka për obligim që të bëjë një zgjidhje të qëndrueshme për RTK-në, gjithmonë duke dëgjuar zërat e të gjithë akterëve relevant në këtë proces, përfundon reagimi i AGK-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...