Fushata “Shqipëria pa armë”, dorëzohen 550 armë e mbi 80 mijë municione

8 Shkurt 2017 - 10:33      

Nisma “Shqipëria pa armë” ka vijuar gjatë ditës së martë në qytetin e Burrelit, ku ishte i pranishëm vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mes personave që dorëzuan armët ishte edhe një nënë, e cila kishte humbur djalin nga armët gjatë viti 1997. Ndërsa ministri Tahiri zgjodhi t’u drejtohej nxënësve të shkollave që të mos ndjekin modelet e gabuara që shfaqen në rrjete sociale nga këngëtarë të ndryshëm me dhunë apo armë.

“Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 1997 nga këto armë të mallkuara më është vrarë djali, prandaj nuk duhen armët”, shprehet një nënë.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë thirrje edhe atyre qytetarëve të Burrelit, që armën e kanë mbajtur sepse më parë nuk ka patur shtet, t’i dorëzojnë ato, pasi sfida e qeverisë, është që të gjithë bashkë të punojmë për të bërë shtet. Ndërsa nxënësve të shkollave u ka bërë apel që të mos ndjekin modelet e gabuara të videoklipeve me dhunë dhe armë.

“Unë nuk kam asgjë me këngëtarët dhe me ata që bëjnë muzikë, përkundrazi, i respektoj. Por, sigurisht që do të pëlqeja më shumë ata këngëtarë që nuk i bëjnë thirrje dhunës në këngët e tyre, apo nuk i bëjnë thirrje garave me makina në këngët e tyre”, tha Tahiri.

Deri më tani nga nisma “Shqipëria pa armë” janë dorëzuar vullnetarisht mbi 550 armë dhe mbi 80 mijë municione. Amnistia për dorëzimin vullnetar të armë do të vazhdojë deri më 30 prill.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...