8 Shkurt 2017 - 10:27
Ai tha se është arritur një marrëveshje, e cila është në përputhje me ligjin dhe se është bërë zgjidhja më e mirë e mundshme pasi që atë strukturë e ka larguar vetë komuna e Mitrovicës.
Ai ka thënë se ka pasur takime intensive me përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës Veriore, kryetarin e komunës si dhe përfaqësuesit politik të serbëve, për të gjetur zgjidhje për çështjen e murit në Mitrovicë.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në mbledhjen e Qeverisë i ka informuar ministrat lidhur me rrëzimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Mustafa tha se lidhur me rrëzimin e murit është arritur një marrëveshje e mirë dhe ligjore.
Kryeministri tha se edhe komuna e Mitrovicës e ka kryer punën në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur.
Në lidhje me murin e ndërtuar matanë urës së Ibrit ka folur edhe ministri i Mjedisit Ferat Shala tha se që nga nisja e ndërtimit të murit janë ndërmarr masat ku janë ndërprerë punimet dhe janë marr të gjitha masat ligjore deri në arritjen e marrëveshjes.
Shala tha se kanë respektuar ligjin me përpikmëri dhe kanë zbatuar Kushtetutën.
Ai tha se marrëveshja është legale dhe është bërë me pajtimin e institucioneve dhe deri më tani është zbatuar plotësisht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...