SHBA: Mbështesim tërësinë territoriale të Maqedonisë

8 Shkurt 2017 - 10:08      

Pas komenteve të një ligjvënësi amerikan, i cili sugjeronte ndarjen e Maqedonisë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit, i tha ‘Zërit të Amerikës’ se politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Maqedonisë nuk ka ndryshuar.

“Shtetet e Bashkuara njohin dhe mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi zyrtari amerikan.

Ligjvënësi republikan Dana Rohrabacher, në një intervistë për kanalin televiziv në Shqipëri, Vizion Plus, ishte shprehur se krijimi i Maqedonisë "është një projekt i dështuar", se "shqiptarët që jetojnë atje duhet t’i bashkohen Kosovës, pasi kurrë nuk do të mund të shkojnë mirë me maqedonasit".

Ai sugjeronte që pjesa tjetër e Maqedonisë të bëhet pjesë e Bullgarisë apo e çdo vendi tjetër, me të cilin pretendon të ketë lidhje.

Komentet e ligjvenësit Rohrabacher, që është anëtar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë dhe kryetar i Nënkomisionit për Çështjet Evropiane, ngjallën shqetësime në Shkup.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë u shpreh përmes një deklarate se komente të tilla "ndezin retorika nacionaliste mes vendeve fqinje dhe kthejnë të kaluarën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...