18 vjet më parë, policia serbe urdhëroi marrjen e kufomave të viktimave të Reçakut

8 Shkurt 2017 - 08:13      

18 vjet më parë, me urdhër të policisë serbe, në selinë e Misionit Verifikues të OSBE-së në Prishtinë u deklarua që shqiptarët të shkonin t'i merrnin kufomat e Masakrës së Reçakut.

Më 8 shkurt të vitit 1999, policia serbe kishte urdhëruar që kufomat e Masakrës së Reçakut të merren të gjitha përnjëherë, për t’i identifikuar familjarët përmes dokumenteve.

Kujtojmë se më 15 janar të këtij viti, u mbushën 18 vjet nga dita kur në fshatin Reçak të Kosovës u vranë 45 persona nga forcat serbe, ngjarje që ambasadori amerikan William Walker e quajti në atë kohë krim kundër njerëzimit.

Ngjarja e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...