Lansohet platforma e shpërndarjes së të dhënave dhe Aplikacionit mobil

8 Shkurt 2017 - 08:09      

Sot bëhet lansimi i Platformës Elektronike të Shpërndarjes së të Dhënave dhe Aplikacionit për Mobil.

Platforma elektronike përmban të dhëna të mbledhura nga ekipet hulumtuese të Riinvestit gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2000 deri më 2013, të cilat mbulojnë 72 indikatorë të ndryshëm biznesor dhe ekonomik të vendit.

Sipas njoftimit për media, aplikacioni për Mobil i Institutit Riinvest, mes tjerash përmban kalkulatorë të ndryshëm ekonomik.

“Ngjarja e shënuar më lartë është mundësi shumë e mirë për diskutim dhe shoqërim me hulumtues nga fusha e ekonomisë, gazetarë, studentë, ekspertë komunikimi dhe të tjerë”, thuhet në njoftim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...