Nis ndërtimi i murit-park në Mitrovicë

8 Shkurt 2017 - 06:30      

Në Mitrovicën Veriore ka nisur ndërtimi i murit të kombinuar me beton e drunj, vetëm dy metra larg atij që u rrënua të dielën, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimin e punimeve nga afër e ka përcjellë kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili është zotuar se nuk do të ketë devijime nga plani i dakorduar me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan sot Koha Ditore Edhe zyrtarët e kësaj ministrie kanë dalë të martën në terren për të monitoruar nisjen e punimeve.

“Ashtu siç është arritur marrëveshja më 4 shkurt, sot i nisëm punimet për ndërtimin e konstruksionit të ri. Mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të sigurohen se gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”, ka thënë Rakiq. Por ai nuk ka treguar se sa do të zgjasin punimet rreth sheshit. “Jam i bindur se kësaj radhe do të ecet përpara me projektin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër”, ka shtuar Rakiq.

Me gjithë insistimin e gazetarëve, ekipi i inspektorëve të Ministrisë nuk ka pranuar të japë deklaratë për media.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...