Asociacioni i Komunave serbe mund të formohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

7 Shkurt 2017 - 22:41      

Serbët po planifikojnë që ta shpallin të krijuar Asociacionin e tyre të Komunave më 17 shkurt,në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Çështja e formimit të Asociacionit të Komunave serbe do të jetë serish shkëndijë ndezëse në linjën Beograd – Prishtinë . Sepse, institucionet e Kosovës po refuzojnë edhe më tej ta formojnë AKS-në, edhe pse ky është detyrim sipas marrëveshje së Brukselit. Por, bashkëkombësit tanë në Kosovë planifikojnë që Asociacionin ta themelojnë më 17 shkurt nëse këtë nuk e bën Qeveria e Thaçit”, citon Novosti i Beogradit t’i ketë thënë një burim i tij në Qeverinë e Serbisë.

Më herë serbët kishin paralajmëruar formimin e AKS-së më 15 shkurt, në ditën e shtetësisë së Serbisë, nëse ai nuk do të themelohet nga institucionet e vendit tonë.
Pas rrënimit ë murit në Mitrovicë dhe pas fillimit të ndërtimit të projektit të ri afër ish-murit, janë shtuar deklaratat për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
AKS sot ishte temë edhe në takimin e treshes udhëheqëse të vendit Thaçi – Veseli – Mustafa.

“Bashkësia e komunave serbe është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit dhe pala jonë do të përdorë të gjitha mjetet politike që Prishtina të detyrohet ta respektojë marrëveshjen. Në të kundërtën. E gjithë ajo për të cilën jemi pajtuar humb nga kuptimi dhe vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut”, citon Novosti t’i ketë thënë burim qeveritar serb.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...