A duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme sipas kryeministrit Mustafa?

7 Shkurt 2017 - 21:30      

Kryeministri Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së tha se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme nacionale.

Zgjedhjet lokale janë të rregullta dhe kjo duhet të aplikohet edhe në zgjedhjet e përgjithshme, theksoi ai.

"Nuk kemi arsye të shkojmë sepse zgjedhjet lokale janë të rregullta dhe mendoj qe duhet të aplikojmë zgjedhje të rregullta lokale dhe të përgjithshme".

Në 2018-n, Mustafa tha se LDK do të fitojë.

"Ata që janë humbës mbesin humbës, ne që i kemi fituar, i fitojmë prapë", ka thënë ai.

E sa i përket sondazheve të cilat nuk e rangojnë subjektin e tij politik si të parin, ai thotë se nuk ju beson sondazheve.

"Unë i besoj vetëm LDK-së dhe fare sondazheve. I besoj qytetarit kur e qet votën në kuti", ka thënë Mustafa.

Mustafa tha se nuk e kanë caktuar ende asnjë kandidat për kryetar të Prishtinës.

"Jo nuk e kemi caktuar sepse është një proces që nuk e kemi filluar ende edhe par komunat e tjera të Prishtinës", përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...