7 Shkurt 2017 - 21:19
Rishikimi i këtij procesi sipas Mustafës është me rëndësi të jetë profesional dhe shkencor.
"Procesi duhet të jetë profesional dhe shkencor. Ne duhet ta kemi një konkludim shkencor e profesional.
Ai tha se e rëndësishme është të dihet sa ka qenë territori para nënshkrimit të marrëveshjes dhe pas saj.
E për deklaratat e deputetëve se nuk e dinë sa është territori, ai tha se nëse këtë nuk e dinë atëherë nuk e dinë se si është Kosova.
"Nëse se dimë cili është territori atëherë nuk e dimë si është Kosova", ka thënë ai.
Mustafa nuk ka dyshim për marrëveshjen e demarkacionit. Ai qëndron pas konkludimit se demarkacioni është në rregull.
Sipas tij, deputetët të cilët po e kundërshtojnë demarkacionin synojnë të zhvillojnë politika populliste.
"Dëshirojnë që të zhvillojnë politika populliste të cilat nuk ju pinë ujë", ka thënë Mustafa
Mustafa theksoi se votat nuk i interesojnë, tash është i fokusuar në gjetjet e raportit.
"Nuk e di a i kemi por tani votat nuk më interesojnë shumë, më intereson vetëm procedura. Nuk dëshiroj ta mbaj peng, në momentin qe ta kemi raportin e dërgojmë në Kuvend, nuk kemi të bëjmë me viza por me sovranitetin e Kosovës", ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...