EPP-ja mirëpret rrëzimin e murit, vlerëson rolin e kryeministrit Mustafa

7 Shkurt 2017 - 20:51      

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka mirëpritur rrëzimin e murit në Mitrovicë dhe zhvillimet pozitive në rivitalizimin e urës, transmeton koha.net.

Presidenti Daul, i cili udhëheq familjen më të madhe politike evropiane, ku bëjnë pjesë partitë kryesore politike të qendrës së djathtë në Evropë, ka lavdëruar rolin esencial të kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të involvuar në këtë proces.

"Mirëpres rezultatin pozitiv rreth Urës së Mitrovicës në Kosovë. Hapja e urave dhe rrëzimi i mureve janë shenja inkurajuese për të rikthyer besimin. Përpjekjet e Kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të involvuar patën një rol esencial. Dialogu politik dhe lidershipi janë çelës për të siguruar të ardhme më të mirë të përbashkët", ka shkruar presidenti Daul, në rrjetet sociale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...