Çfarë do të ndodhë me Ministrinë e Integrimeve?

7 Shkurt 2017 - 20:42      

Ministria e Integrimeve tash e një kohë ka mbetur pa ministër. Kjo ka ardhur nga lëvizja e ish ministrit Bekim Çollaku në postin e këshilltarit të presidentit të vendit.

PDK është zotuar se brenda një kohe të shpejt do ta plotësojnë atë pozitë. Për këtë foli edhe kryeministri Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së.

Ai tha se partneri i koalicionit ka premtuar se shpejt do ta ketë një kandidat. Mustafa theksoi se aktivitetet në kohën e fundit kanë bërë që kjo temë të shtyhet.

E sa i përket riformatimit të qeverisë, gjegjësisht ministrisë së Integrimeve, Mustafa ka thënë se nuk kanë parë një disponim nga BE për një gjë të tillë.

“Besoj qe PDK do ta japë kandidatin që menjëherë ta emëroj si ministër. Nuk kemi parë disponimin nga BE që në këtë fazë mos te kemi një Ministri të Integrimeve", ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...