Ministri i Shëndetësisë nuk brengoset për përdorimin e Gensulinës [video]

7 Shkurt 2017 - 21:29      

Shqetësimin e qytetarëve për përdorimin e insulinës Gensulinë, të cilën së fundmi e ka sjellë Ministria e Shëndetësisë, nuk po e merr parasysh i pari i këtij dikasteri, raporton KTV.

Ministri Imet Rrahmani thotë të ketë bërë krejt çka duhet kur tregon arsyet pse nuk po e ndalon distribuimin e insulinës.
Por Rrahmanin po e kritikojnë përfaqësues të shoqatës së pacientëve, të cilët thonë se do të duhej të ishte e mjaftueshme ankesa e qytetarëve për të ndërmarrë masa.

Shumë më të vendosur për të ndaluar atë janë paraqitur endokrinologët, të cilët përmes një peticioni, i kanë dhënë ministrit të gjitha sqarimet se pse nuk duhet përdorur Gensulina.
Në letrën që e ka siguruar KTV-ja, ku janë nënshkruar dhjetëra profesionistë të fushës, e cila është e protokolluar nga data 30 e muajit të kaluar, thuhet se Insulinat humane prodhohen nga teknologjia rekombinante ADN dhe për këtë arsye quhen medikamente biologjike, ndërsa insulinat biosimilare janë kopje jo-identike të tyre.

Më tej, endokrinologët kanë treguar se çdo modifikim i kësaj strukture, çdo ndryshim edhe më i vogël në procesin e prodhimit mund të ketë ndikim në efektin e insulines.


Ministri i Shëndetësisë nuk brengoset për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...