7 Shkurt 2017 - 19:14
Ata u radhitën para tabelës, u fotografuan nga mësuesja dhe u hodhën në facebok.
Ky postim që po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe ka zgjuar reagime të ashpra.
Mësimdhënësja e shkollës “Emin Duraku” Lendita Ilazi Fazliu insiston se fotografitë kanë qarkulluar vetëm brenda një grupi të krijuar me prindërit dhe u keqpërdorën nga dikush brenda grupit.
Realisht fotografitë nuk janë postuar në grup, por në profilin e mësueses. Mësimdhënësja thotë se ndihet keq dhe nuk ka pasur për qëllim të fyejë fëmijët.
Ndërsa vitin e kaluar, e njëjta mësuese u kishte shkruar një kërcënim prindërve në grup se fëmijët e tyre janë infektuar me parazitë dhe nëse nuk pastrohen deri të hënën, do t’i fotografojë dhe do t’i publikojë.
Ajo thotë se e ka pasur për qëllim që të mbrojë fëmijët e tjerë. Drejtori i shkollës, Agron Mexhuani, thotë se sido që të ketë qenë situata, ky veprim nuk justifikohet. Në mbështetje të mësueses ka dalë kryetarja e këshillit të prindërve të klasës.
Por këtë akt e dënon fuqishëm drejtoresha e arsimit e komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila do të marrë një vendim pasi të marrë mendimin e Inspektoratit Arsimor.
Inspektorati i Arsimit ende nuk ka dhënë asnjë koment për këtë veprim. Psikologia Sibel Halimi mendon se pavarësisht se mësimdhënësja ndihet keq, ky rast duhet të dënohet dhe të shërbejë si shembull që mësimdhënësit nuk mund t’i disiplinojnë nxënësit në këto forma.
Pas këtij incidenti, mësimdhënësja Lendita Ilazi Fazliu e ka mbyllur profilin e saj në facebook.
Mësuesja me “metodën pedagogjike” Facebook by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...