7 Shkurt 2017 - 19:10
Me këtë rast,u lidh marrëveshja që të angazhohet një kompani ndërkombëtare që do të mbikëqyrte përzgjedhjen e kandidatëve për poste të larta në bordet e institucioneve të pavarura publike.
Por që nga atëherë asnjë hap para nuk është bërë. 5 muaj më vonë, doganat kanë mbetur pa drejtor, si peng i përzgjedhjes politike.
Njëri nga nënshkruesit e këtij memorandumi, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka shprehur nervozizmin e tij për mosimplemtimin e kësaj marrëveshjeje. Madje, ai ka theksuar se do t’i vinte turp t’i harxhonte paratë e britanikëve për një projekt që nuk do të ketë sukses.
Ndërsa këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, thotë se marrëveshja do të zbatohet dhe se është në fazën përfundimtare.
Në anën tjetër, iniciuesi i këtij memorandumi, kryeparlamentari Kadri Veseli, beson se nëse të tri palët do të bashkëpunojnë, projekti nuk do të dështojë. Por tërthorazi heq përgjegjësinë nga dështimi i përzgjedhjes se një kandidati të pavarur për Drejtorinë e Doganave.
Në përgjigjen nga kabineti i tij, thuhet se Veseli ka vullnet të vazhdohet para me këtë projekt.
Qeveria ka mohuar faktin se çështja e drejtorit të doganave ka mbetur peng i përkatësisë politike, duke theksuar se po ndiqen të gjitha procedurat ligjore.
Bordet, megjithatë, politike by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...