Pas rrënimit të murit, shtohen paralajmërimet për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe [video]

7 Shkurt 2017 - 19:08      

Pas rrënimit të murit ilegal në veri, deklaratat e zyrtarëve të lartë vendorë e ndërkombëtarë u shtuan, duke paralajmëruar si hapin e radhës krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton KTV.

Pa kthimin e serbëve në institucione, Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë asnjë hap për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kështu thotë zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj.

Ndërkohë, sa u përket kërcënimeve të serbëve se nëse nuk themelohet Asociacioni deri më 15 shkurt atëherë kjo do të bëhet njëanshëm nga vetë serbët, Gecaj thotë se kjo është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës dhe atëherë do të ishte një institucion paralel.

Derisa kryeministri Isa Mustafa pret që serbet të kthehen këtë javë në institucione, këtë nuk e konfirmojnë vetë serbët.
Ndërsa kryetari Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, po pret që asociacioni të krijohet ashtu siç janë marrë vesh në Bruksel.


Pas rrënimit të murit, shtohen paralajmërimet... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...