7 Shkurt 2017 - 19:01
Fillimisht u largua muri që ishte i rrënuar.
Matjet se ku do të fillojë ky shesh i ka bërë Ministria e Mjedisit.
Struktura e re prej betoni do të ndërtohet 2 metra larg nga muri i rrënuar. Në këtë pjesë ku është bërë shenjëzimi, do të ndërtohet një strukturë e re betonike 70 cm.
Ky projekt do të ketë edhe shteg për këmbësorë, për çiklistë dhe struktura ulëse.
Ndërkohë, qytetarët shqiptarë dhe serbë e mirëpresin ndërtimin e këtij projekti. Punimet nga afër i ka parë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Ai tha se nuk do të ketë më mur dhe shpreson se këtë shesh do ta shfrytëzojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët.
Këtë projekt e ka cilësuar si të duhur këshilltari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Bashkim Cimili.
Marrëveshja për këtë projekt është arritur mes palëve në Bruksel, por pas rrënimit të murit, projekti u ridizajnua.
Si do të jetë projekti i ri për sheshin në... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...