Ndërtimi i rrugëve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, nis në maj

7 Shkurt 2017 - 18:43      

Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me atë të Ambientit, kanë gjatë një debati publik të mbajtur sot në Gjilan, kanë prezantuar ndikimin në mjedis të projektit të ndërtimit dhe zgjerimit të rrugës Gjilan-Kllokot dhe asaj hyrëse e dalëse deri te qendra e qytetit, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të asaj të Ambientit, gjatë prezantimit, kanë thënë se ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës Kllokot-Gjilan-qendër e qytetit dhe asaj hyrëse Gjilan-Prishtinë do të thotë më pak emetim të gazrave dhe më pak zhurmë, duke vlerësuar se përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor.

“Është vit që do të filloj ndërtimi i rrugëve, i infrastrukturës nëntokësore dhe i infrastrukturës në përgjithësi. Sot është bërë prezantimi i ndikimit në mjedis i njërit nga projektet më të mëdha, që përfshinë rrugën Kllokot-Gjilan, deri tek qendra e qytetit. Ky është investim BERZH-it, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe tashmë jemi në përfundim të procesit për të filluar ndërtimin e kësaj rruge, por që e përfshinë projektin tjetër të zgjerimit të rrugës Gjilan-Prishtinë”, ka thënë pas debatit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkaq, duke shpjeguar në detaje dy projektet më të rëndësishme për Gjilanin, Ardian Begaj, udhëheqës për implementin e projekteve të BERZH-it në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se këto segmente rrugore përfshijnë rehabilitimin e rrugës Kllokot-Gjilan që është 11 kilometra, hyrja e Gjilanit që do të zgjerohet nga dy në katër korsi mbi 3.1 kilometra, sikurse edhe ajo e Gjilan-Prishtinë që do të zgjerohet në katër korsi e që do të jetë mbi 3 kilometra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...