Prishtina dhe Presheva thellojnë bashkëpunimin

7 Shkurt 2017 - 18:03      

Në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare, që u themelua në prag të 28 Nëntorit të vitit të kaluar në Tiranë, përfaqësues të komunës së Preshevës vizituan sot komunën e Prishtinës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kryeshefi i Inspeksionit në Preshevë, Enver Aliu, bashkë me zëvendës kryeshefin e Administratës, Avni Alitin, u priten nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Në këtë takim u diskutuan në detaje projektet që janë bërë në Administratën e Komunës së Prishtinës, projekte këto që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Ndër temat e diskutimit ishin dixhitalizimi i shumë shërbimeve, menaxhimi i radhëve, e-Kiosku, e-Inspeksioni, dhe projekte të ngjashme që kanë ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Komuna e Prishtinës është e gatshme që përvojën e vet në qeverisje të mirë ta shpërndajë sa më shumë në komunat shqiptare, në mënyrë që përmes projekteve që kanë rezultuar të suksesshme në Prishtinë të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve në komunat tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...