Zyrtarë të Kosovës në Samitin e Katërt Botëror për Paqe

7 Shkurt 2017 - 16:26      

Me ftesë të Presidentit të Federatës për Paqe Universale, Thomas G. Walsh, ish- kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, mori pjesë në Samitin e Katërt Botëror për “Paqe, Siguri dhe Zhvillim Njerëzor“, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Samiti u mbajt në Seul të Koresë Jugore, nga 1 deri më 5 shkurt 2017, nën organizimin e Federatës së Paqes Universale.
Me këtë rast, u mbajt edhe Kuvendi i parë Global i Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe.

Konferenca punimet i zhvilloi në më shumë se tetë sesione, duke prekur një numër çështjesh me rëndësi për paqen, sigurinë dhe zhvillimin njerëzor.

Prezantimet dhe diskutimet e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës nxorën reflektimet duke u bazuar në përvojat e vendeve dhe rajoneve të tyre, së bashku me hapat e mundshëm të veprimit për ndërgjegjësim, vizion të ri dhe udhëheqje të guximshme për të zgjidhur çështjet kritike të kohë sonë.

Në këtë konferencë, pjesëmarrës nga Kosova ishin edhe deputetët Visar Ymeri dhe Flora Brovina.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...