Juniku i kërkon Qeverisë ndihmë për bujqësinë dhe blegtorinë

7 Shkurt 2017 - 16:05      

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë dhe kanë analizuar çështjet dhe kërkesat që i ka Komuna e Junikut, në veçanti projektet për zhvillimin e bujqësisë.

“Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe po punojmë që krahas zhvillimit të infrastrukturës ujore të ngritët edhe zhvillimi i bujqësisë në këtë pjesë, meqë sistemi i ujitjes do të ndihmonte në masë të madhe edhe në kultivimin bujqësor”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Kryetari i Komunës, Agron Kuçi e njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi me problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Junikut.

Kryetari Kuçi, tha se fillimisht Komuna e Junikut, si komunë e re, është ndihmuar nga faktori ndërkombëtar në shumë projekte, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e bujqësisë, kur dihet se Komuna e Junikut ka një pozitë të mirë gjeografike për zhvillimin e pemëtarisë dhe blegtorisë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se në ditët e ardhshme do ta vizitojë Junikun për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, e sidomos të rinjtë e kësaj e pjese.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...