Kosova ende s’ka Marrëveshje për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

7 Shkurt 2017 - 15:19      

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti sot drejtoreshën e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës (KYCN), znj. Krenare Gashi.

Temë diskutimi e këtij takimi ishin procedurat e ratifikimit të Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe lidhur me punën dhe aktivitetet e Komisionit që ndërlidhen me zbatimin e MSA-së dhe Agjendën për Reforma Evropiane, transmeton Koha.net.

Fillimisht znj. Gashi, njoftoi deputeten Emini se Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) është rezultati i parë nga procesi i Berlinit dhe e cila zyre tashmë ka hyrë në fazën finale drejt funksionalizimit të saj. Ajo shtoi se, në momentin kur po diskutohet, RYCO, ka vënë hapin e parë konkret drejt funksionalizimit, duke themeluar bordin udhëheqës, si organi më i lartë vendimmarrës i këtij mekanizmi rajonal. Bordi përbëhet nga 12 anëtarë dhe gjashtë prej tyre janë përfaqësues nga shoqëria civile, specifikisht nga sektori rinor. Ajo ka sqaruar se gjashtë zëra rinor përfaqësojnë interesat ekskluzive të të rinjve nga gjashtë vendet (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria). Kjo specifikë, tha Gashi, e bën RYCO-në, të vetmen strukturë rajonale në të cilën shoqëria civile, përkatësisht të rinjtë janë pjesë e drejtpërdrejt dhe e barabartë e vendimmarrjes, karshi qeverive.

Lidhur me ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe sa i përket çështjes së procedurave dhe po ashtu obligimeve të brendshme, të gjitha shtetet e rajonit, përpos Kosovës, kanë kryer obligimin ligjor duke e ratifikuar marrëveshjen në parlament, sqaroi ajo. Ndërkaq shtoi se mbetet të shihet nëse Kosova do të tregojë se vërtetë është e përkushtuar ndaj pjesës më të madhe të popullsisë së saj, rinisë.

Znj Gashi tha se shpresojnë se shumë shpejt do të bëhet edhe ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit me qëllim që nga një buxhet vjetor prej 2 milionë euro që ka ky rrjet, ku 80% i tij do të alokohet në mbështetje të projekteve rajonale, edhe të rinjtë e Kosovës do jenë gati për të përfituar nga RYCO.

Kryetarja Emini, duke shprehur përkrahjen e saj të pa rezervë për funksionalizimin e kësaj zyre, shtoi se në këtë situatë izoluese në të cilën ndodhen të rinjtë kosovarë, nevoja për të bashkëpunuar me të rinjtë nga rajoni është e domosdoshme dhe si e tillë duhet të mbështetet nga secili. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...