7 Shkurt 2017 - 14:31
Gjatë këtij takimi, sindikalistët e kanë njoftuar kryeparlamentarin me gjendjen e përgjithshme në Transmetuesin Publik dhe problemet me të cilat përballet ky medium si pasojë e keqmenaxhimit.
“Drejtuesit e sindikatës kanë shprehur shqetësimin për borxhet milionëshe në të cilat është zhytur mediumi publik, blerjen pa kontroll e pa mbulesë financiare të produkteve të jashtme, pagat e dyfishta klienteliste dhe shpenzimet enorme për pagat dhe mëditjet e bordit drejtues dhe stafit megaloman menaxherial përfshirë mbi 10 këshilltarë, të cilat kapin shifrën prej mbi 600 mijë eurosh në vit”, thuhet në njoftimin për media të SPRTK-së.
SPRTK kërkoi transparencë në draftimin e ligjit për RTK-në, krijimin e mekanizmave për rritjen e llogaridhënies financiare, uljen e shpenzimeve të panevojshme, në mënyrë që prodhimi të orientohet nga stafi i brendshëm, i cili thanë se po anashkalohet çdo ditë e më shumë.
Kjo Sindikatë thotë se sipas Ligjit për RTK-në, Kuvendi i Kosovës është themelues i Transmetuesit Publik dhe ka për obligim ligjor të garantoj funksionimin e pavarur të RTK-së dhe ta mbikëqyrë shpenzimin e parasë publike.
Në vazhdën e njoftimit me situatën e përgjithshme në RTK dhe ndryshimet në ligjin për këtë medium, SPRTK ka zhvilluar takime me grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma-s.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...