Kosova dhe Italia bisedojnë për Memorandumin e bashkëpunimit në shëndetësi

7 Shkurt 2017 - 14:25      

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin biseduan për bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve italiane në shëndetësi.

Në mënyrë specifike, në këtë takim është biseduar për Memorandumin e bashkëpunimit, i cili është përgatitur midis dy ministrive respektive dhe që pritet të nënshkruhet sa më parë që është e mundur.

“Ky Memorandum bashkëpunimi do ta thellojë bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në fushën e fuqizimit të shërbimeve shëndetësore, me theks zhvillimit të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe mikrobiologjisë klinike, si dhe fushave të tjera”, thuhet në njoftimin për media të MSh-së.

Ambasadori Sardi, ndërkaq, ka vlerësuar lart bashkëpunimin e mirë midis dy shteteve në shëndetësi, kurse Rrahmani është shprehur falënderues për përkrahjen nga Italia të sektorit shëndetësor.

Ai e ka njoftuar, gjithashtu, Ambasadorin edhe me objektivat dhe proceset e zhvillimit të sektorit shëndetësor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...