7 Shkurt 2017 - 12:41
Koci, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur se pse është e nevojshme që vazhdimisht, krerët shtetërorë të Serbisë, të deklarohen për këtë çështje.
“Pasnesër prej orës 14.00 në Colmar, do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë, për ekstradimin e z. Haradinaj. Dua të theksoj që është evidente që kërkesa e Serbisë është politike. Pse duhet Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, në kontinuitet të deklarohen në media, për këtë çështje?”, ka thënë Koci, raporton Koha.net.
Koci ka kujtuar se Aleksandar Vuçiq ka qenë ministër për informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS.
“Pushtetarët serbë nuk do t’ia falin kurrë z. Haradinaj, angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”, ka shkruar më tej ai.
Sidoqoftë, Koci thotë se kërkesa për ekstradim është e pabazuar, madje, edhe është një keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë.
“Z. Haradinaj është liruar nga ana e Tribunalit të Hagës, dhe të gjitha pretendimet e Serbisë janë reciklim i atyre akuzave. Ramush Haradinaj do të kthehet. Asgjë s’e ndalë”, ka theksuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...