AKR shpall zgjedhjet për president, një anëtar, një votë

7 Shkurt 2017 - 12:24      

Prishtinë, 7 shkurt - Aleanca Kosova e Re - AKR, në përmbyllje të procesit zgjedhor, që ka për qëllim riorganizimin e saj, me miratimin e të gjitha degëve dhe strukturës aktuale drejtuese, ka vendosur të shpallë zgjedhjet për president të AKR-së, sipas mënyrës një anëtar /një votë.

Për të realizuar zgjedhjen e presidentit të saj sipas parimit një anëtar/një votë, AKR ka miratuar udhëzuesin për zbatimin e proceduarave për zgjedhjen e presidentit të AKR-së, dhe ka vendosur që zgjedhjet për president të AKR-së do të mbahen me datën 20 shkurt 2017, transmeton Koha.net.

Zgjedhjet do të organizohen në të gjitha degët e AKR-së dhe të drejtë vote kanë të gjithë anëtarët e AKR-së. Për të menaxhuar këto zgjedhje, AKR ka themeluar komisionin zgjedhor (KZ) në nivel qendror dhe është në proces të themelimit të komisioneve zgjedhore në Degët e AKR-së.

Komisioni Zgjedhor (KZ), konform kritereve të miratuara u kërkon degëve të AKR-së që të paraqesin kandidaturat për president të AKR-së deri më datën 11 shkurt 2017, në përputhje me udhëzuesin për zbatimin e proceduarave për zgjedhjen e presidentit të AKR-së.

Për të mundësuar përfshirjen e diasporës kosovare në këtë proces, do të aplikohet edhe votimi elektronik, për të cilin komisioni zgjedhor (KZ) do të japë informacione më të detajuara në ditët në vijim.

AKR fton anëtarësinë e saj që të bëhen pjesë e këtij procesi zgjedhor, përmes të cilit edhe njëherë do të dëshmohen vlerat tona liberale dhe do të forcohet parimi demokratik i qeverisjes, thuhet në njoftimin për media të AKR-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...