Project Hope nga SHBA vazhdon mbështetjen për shëndetësinë në Kosovë

7 Shkurt 2017 - 12:13      

Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot zëvendëspresidentin e ri ekzekutiv dhe përgjegjësin për projektet e shëndetësisë në nivel global të Project Hope nga SHBA, z. Chris Skopec, me të cilin biseduan për bashkëpunimin që ekziston midis MSh-së dhe këtij fondacioni, mbështetës i shumë projekteve në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Rrahmani shprehu falënderimin e tij për ndihmën e vazhduar të Project Hope me donancione në barna e pajisje, kryesisht për sëmundje malinje dhe sëmundje të tjera si dhe asistencën teknike, që i është ofruar MSh-së dhe institucioneve të vendit nga fondacioni, transmeton Koha.net.

“Bashkëpunimi me Project Hope është shembulli më i mirë i një partneriteti të qëndrueshëm që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt Ministrinë, pacientët e prekur nga sëmundje të ndryshme, familjet e tyre, shoqërinë civile dhe institucionet shëndetësore”, tha Ministri Rrahmani.

Z. Chris Skopec tha se Project Hope punon me 35 shtete të ndryshme, ndërsa Kosova mbetet top-prioritet në fushën e bashkëpunimit, që do të vazhdojë edhe më tej. Ai tha se ndryshimet e bëra në udhëheqjen e Project Hope nuk do të ndryshojnë bashkëpunimin me MSh-në, i cili do të intensifikohet në fusha të ndryshme. “Është një histori e gjatë bashkëpunimi, që do të vazhdojë”, tha Stopec.

Në takim, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Project Hope për rajonin, që është në Shkup, janë diskutuar edhe ide të reja për bashkëpunimin e mëtejmë, ndërkohë që ditët në vijim, do të këtë një donacion të radhës me pajisje për institucionet shëndetësore nga Project Hope.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...