Hoxha: Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies, prioritet për vitin 2017

7 Shkurt 2017 - 12:09      

Në takimin me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka thekuar rëndësinë e zbatimit të agjendës evropiane të reformave në drejtësi, duke qenë të përkushtuar që ajo të realizohet sa më parë.

Hoxha tha se rishikimi funksional është projekti madhor i Ministrisë, ku janë hartuar termat e Referencës dhe janë objekt diskutimi me USAID-in, si partnerin tonë kryesor në këtë proces.

“Gjatë javëve të ardhshme do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me të gjitha institucionet relevante të sektorit të sundimit të ligjit, që do të jenë pjesë e rishikimit funksional. Qëllimi i këtij procesi është që të rishikohet legjislacioni duke marrë për bazë praktikat më të mira, në mënyrë që të adresohen sfidat dhe vështirësitë në këtë fushë, si dhe të eliminohen mangësitë e mundshme. Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies prioritet imi për vitin 2017”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja u ndal në veçanti mbi pezullimin e zyrtarëve publik në rastet kur ngritët aktakuzë.

“Si pjesë e Agjendës Evropiane të Reformës, grupi punues është themeluar dhe mbajti takimin e parë javën e kaluar. Kjo është bërë në koordinim me zyrën e BE-së dhe bashkëpunëtorët tjerë. Me këtë synojmë që asnjë zyrtar publik me aktakuzë nuk mund të jetë në institucione. Në funksion të kësaj, kam kërkuar informatë zyrtare nga Kryeprokurori i Shtetit për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë”, theksoi shefja e Drejtësisë.

Hoxha foli edhe për ligjet që janë në proces si Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është duke u bërë në koordinim të plotë me zyrën e BE-së dhe Ambasadën e SHBA-së. Qëllimi i këtij ligji, theksoi Ministrja, është për të krijuar një mekanizëm që do të mundësonte performancë më të mirë nëpërmjet llogaridhënies.

Ministrja e Drejtësisë foli edhe rreth përmirësimit të legjislacionit për Profesionet e lira si Ndryshimi i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, Ligji për Ndërmjetësim dhe Ligji për Noterinë që së shpejti do të jenë në Kuvend. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...