7 Shkurt 2017 - 11:55
Sistemi i drejtësisë në Kosovë po përballet me sfida të shumta sa i përket efikasitetit dhe besueshmërisë.
Kështu u tha sot në një konferencë gjatë të cilës janë prezantuar instrumentet, standardet dhe metodologjitë për të garantuar një efikasitet dhe cilësi më të lartë të drejtësisë.
Francois Paychere, kryetar i Grupit Punues të CEPEJ për Cilësi të Drejtësisë dhe anëtar i Gjykatës së Auditorëve në Kanton të Gjenevës, tha se është i nevojshëm shkëmbimi i përvojave në ngritjen e cilësisë në sistemin e drejtësisë, shkruan KP.
Ai tha se e gjithë puna është e orientuar në aplikimin sa më të mirë të konventës evropiane.
Nehat Idrizi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, deklaroi se gjyqësori ka shumë nevojë ta rritë efikasitetin e punës.
Tha se besimi në këtë institucion nuk është në nivelin e kënaqshëm.
Sipas tij, aplikimi i kësaj metodologjie siguron mundësi për përmirësimin e drejtësisë.
Ai shprehu shqetësimet e qytetarëve ndaj vonesave së procedurave të lëndëve nëpër gjykata.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...