Veriorët ndërtojnë mur me “kontrollor”

7 Shkurt 2017 - 07:33      

Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar planin e ndryshuar për projektin e ndërtimit të sheshit në Mitrovicë.

Por, në tri skica të cilat i ka siguruar gazeta, shihet se përgjatë hapësirës ku ka qenë muri ilegal, do të ndërtohet një bazament i ri konstruktiv nga betoni me një lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi 120 centimetrash, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe kryetari Goran Rakiq, ka thënë se plani i dakorduar nga të gjitha palët, parasheh një strukturë tjetër betoni, të cilit do t’i shtohen vetëm disa shtylla lëvizëse. Ato do të ulen në tokë vetëm për raste emergjente.

Punimet në sheshin “Mbreti Petar”, do të nisin sot (e martë).

Mbi pjesën e murit, sipas skicës, do të vendosen disa pemë të cilat do t’ia rrisin lartësinë strukturës së betonit. Veriorët pasi kishin hequr zhavorrin patën mbjellë disa pisha në vazo betoni mbi urën e Ibrit, duke e quajtur ‘Parku i Paqes’.

Prishtina zyrtare kishte kundërshtuar ndërtimin e këtij “parku”. Pas një marrëveshjeje të dakorduar në Bruksel, në gushtin e vitit 2015, nga ura e Ibrit ishte larguar i ashtuquajturi “Park i paqes”. Me marrëveshjen e re, e gjithë zona prej ku nis Mitrovica Veriore do të jetë park dhe hapësirë dedikuar vetëm për lëvizjen e këmbësorëve. (Më gjerësisht, sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...