OSHP-ja pas një viti i kupton shkeljet e SHSKUK-së në tenderin për material ortoprotetik

7 Shkurt 2017 - 07:07      

Një vit pasi Shërbimi Klinik Spitalor e Universitar i Kosovës (SHSKUK-së) ka hapur tender për furnizim me material ortoprotetik, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që ta anulojë atë.

Se SHSKUK-ja e ka shpallur këtë tender jashtëligjshëm e ka konstatuar OSHP-ja pas një viti, pasi tri herë të tjera e ka kthyer lëndën në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.

Anulimi i tenderit është bërë pasi i janë shterur të gjitha mundësitë kompanisë “Orthoprotec”, e cila nga SHSKUK-ja është shpallur tri herë fituese, për të mbrojtur ligjshmërinë e përzgjedhjes
Ortoprotetika është lëmi terciare mjekësore që merret me rifunksionalizimin e kufizimeve fizike të eshtrave nëpërmjet protezave.

Tenderi është hapur në muajin mars të vitit të kaluar. QKUK-ja si fituese ka zgjedhur kompaninë “Orthoprotec”, por rasti është kthyer disa herë në vlerësim, për shkak të shkeljeve që i ka evidencuar Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ndërsa javën e kaluar është anuluar. Për një vit QKUK-ja ka mbetur në kolaps për material ortoprotetik. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...