Bicaj: Nuk ua kam dërguar përgjigjet e testit kandidatëve për drejtorë

7 Shkurt 2017 - 06:51      

Xhavit Bicaj është ndier në siklet derisa ka shpjeguar para trupit gjykues se gabimisht është në gjykatore.

Nuk ka pranuar se ka dërguar një test me pyetje-përgjigje në vitin 2014 në adresë të dy kandidatëve për drejtorë të klinikave në QKUK, Ramë Miftari e Sonja Blakaj, shkruan sot Koha Ditore.

Në atë kohë, ai ka qenë anëtar i Komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve në pozitat e drejtorëve të njësive përkatëse të kësaj qendre.

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Xhavit Bicaj, po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai, sipas aktakuzës, ua kishte dërguar testin me 29 pyetje dhe përgjigje të sakta “dy të preferuarve të tij”.

Kandidati Ramë Miftari kishte konkurruar për drejtor të Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare, kurse kandidatja Sonja Blakaj për drejtoreshë të Klinikës së Onkologjisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...