6 Shkurt 2017 - 21:06
“Sa i përket largimit të vajit të rrezikshëm nga trafot e KEDS-it, unë zyrtarisht me 15 dhjetor të vitit 2015 jam informuar se në trafostacionin “Prishtina 3” është duke u ndërruar vaji, edhe pse ai vaj ka qenë PCB, në bazë të raporteve që ka bërë një kompani kanadeze e kontraktuar nga Banka Botërore për këtë çështje. Po ashtu, edhe raporti i KEK-ut i posedon shënimet e njëjta për këtë vaj ku thotë se është total vaj i rrezikshëm PCB”, theksoi Maçastena.
Ai shtoi se me të marrë vesh që po ndërrohet ai vaj, “unë kam dal në vendin e ngjarjes dhe e kemi thirrur punëtorin përgjegjës dhe na ka informuar se është ndërruar vaji në këta 4 transformatorë dhe kam filluar të fotografojë krejt transformatorët”.
“Menjëherë pasi jemi kthyer në zyrë, kemi alarmuar dhe kemi thirrur koordinatorin për mirëmbajtjen e transformatorëve dhe ka deklaruar se e kemi ndërruar vajin në këta 4 transformatorë, pra vajin e rrezikshëm. Ky koordinator deklaron se është detyruar të ndërrojë këtë vaj edhe pse ky vaj është i rrezikshëm dhe nuk guxon të preket. Pas kësaj, me 15 i kam dërguar e-maila drejtorit të KEDS-it, drejtorit të burimeve njerëzore, drejtorit të shërbimeve të përbashkëta, drejtorit të zyrës ligjore dhe kam kërkuar që të sqarohet ndërrimi i vajit në këta transformatorë, meqenëse raportet tregojnë se është vaj i rrezikshëm. Asnjë përgjigje nuk kam marrë, ndonëse unë kam qenë përgjegjës për siguri dhe mbrojtje të ambientit në KEDS”, tha ish-menaxher i Sigurisë në Punë dhe Mbrojtje të Mjedisit në KEDS-KESCO, Fahredin Maçastena.
Ai thotë të ketë shkuar edhe personalisht në zyrën e drejtorit ligjor për të folur për këtë çështje, sepse, siç thotë ai, “Ligji për mbeturina në Kosovë decidivisht specifikon se ata persona që menaxhojnë me këtë vaj, PCB, duhet të jenë të licencuar”.
“Këto materie duhet të mblidhen, grumbullohen nga kompani të licencuara. Tek ne ky vaj është lejuar deri në vitin 2022 edhe pse në vitin 2010 është ndaluar në gjithë botën dhe nuk guxon të heshtet”, u shpreh Maçastena.
Ai sqaroi se PCB është materie e cila është e rrezikshme, është kancerogjene dhe nëse nuk trajtohet në bazë të rregullave dhe procedurave, është jashtëzakonisht e rrezikshëm, ndërsa shton se në Japoni në vitin 1968 nga ky vaj janë helmuar mbi 2 mijë qytetarë.
“Në bazë të dokumentacionit që kemi, rreth 42 transformatorë janë të kontaminuar me vaj PCB prej tyre 22 janë në Kosovën B, 6 janë në Kosovën A ndërsa 14 trafo janë në KEDS”, ka theksuar Maçastena.
Ndërkaq, edhe Hysni Gashi, kryetar i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro Kosova-KEDS/KESCO, foli për çështjen e vajit të rrezikshëm, duke thënë se punëtorët që KEDS-i i ka lënë të pasistemuar në vende të punës, i dërgonte në këtë trafostacione.
“Këto gjëra i kam kuptuar tre muajt e fundit, pikërisht për këtë vaj të rrezikshëm, dhe është bërë alarm në KEDS. Me një urdhëresë nga menaxhmenti, disa punëtorë, përfshirë edhe mua, na kanë dërguar pikërisht në këtë trafostacion. Aty, kur na dërguan, ishte një erë shumë e rëndë dhe për këtë çështje, inspektorati i punës ka nxjerrë vendim, pasi u ankuam, ku thotë se për shkak të rrezikut të lartë dhe rrezikut për shëndet të largohen nga ky vend dhe na kanë kthyer vendin e mëparshëm të punës”, u shpreh Gashi.
Kurse Maçastena, tha ta ketë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës pasi e ka parë se është larguar vaji i rrezikshëm nga trafo, ndërsa thotë se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe “për çudi asnjëherë policia nuk më ka ftuar që të më pyesin se çka në fakt ka ndodhur”.
“Kur e kam parë që u bënë disa muaj dhe policia nuk po na fton, i jam drejtuar me një shkresë Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni dhe këshilltari të Kryeministrit, Sokol Havolli, dhe i kam informuar për çdo detal të këtij vaji të rrezikshëm. Unë krejt këto i kam lajmëruar sa kam qenë i punësuar e jo kur kam dal”, theksoi Maçastena.
Ai thotë se si udhëheqës i Zyrës për Siguri në Punë dhe Mbrojtje të Ambientit, është dashur të jetë i informuar pasi thotë të ketë qenë përgjegjës për siguri dhe mbrojtje të mjedisit.
Por, sipas tij, ata kanë tentuar që në mënyrë të heshtur ta largojnë dhe të mos diktohet.
“Ky vaj nuk guxon të largohet pa u konservuar, ka rregulla dhe procedura sepse është vaj i rrezikshëm, nuk guxon të lejohet i lirë në ambient, të zbrazet në tokë, ujë ose të digjet, pra vetëm ky trafostacion i ka pas 20 tonë, dhe nuk e di ku e kanë dërguar, mua asnjëherë menaxhmenti nuk më kanë thirrur që të pyesin për këtë”, shtoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...