Foto: Koha / arkiv

“Largimi i punëtorëve të KEDS-it është bërë në kundërshtim me ligjin” [video]

6 Shkurt 2017 - 20:37      

Sonte në emisionin “Puls” u debatua problemet në kompaninë KEDS-KESCO, ku të ftuar ishin Hysni Gashi, kryetar i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro Kosova-KEDS/KESCO dhe Fahredin Maçastena, ish-menaxher i Sigurisë në Punë dhe Mbrojtje të Mjedisit në KEDS-KESCO.

Edhe pse të ftuar ishin edhe zyrtarët e KEDS-KESCO në emision, ata nuk u janë përgjigjur ftesës.

Hysni Gashi, duke folur për distribucionin, tha se para privatizimit, kjo kompani kishte 2627 punëtorë, ndërsa sot momentalisht KEDS-KESCO i ka rreth 1150 punëtorë.

“Krejt veprimet e KEDS-it për largimin e këtyre punëtorëve janë kundërshtim me ligjin e punës dhe kontratës kolektive e cila është e nënshkruar nga Qeveria, Oda Ekonomike dhe BSPK”, tha Gashi.

Tutje, ai tha se ka shumë presione dhe diskriminim nga ana e menaxhmentit të KEDS-KESCO, duke filluar nga ndërrimi i vendeve të punës pa kurrfarë kriteri, ndërsa theksoi se vlerësimi i punëtorëve bëhet në bazë të një kategorizimi ABCD, “pa kurrfarë kriteri”.

Gashi tha se ka shumë presione dhe frikë që të flitet me përfaqësuesit e sindikatës.

“Vjen punëtori i KEDS-it duke më lutur se e detyrojnë e thotë që të punojë edhe pas orës 16:30, por mos ma përmend emrin para udhëheqësit. Punëtorët nuk guxojnë të flasin sepse janë të varfër dhe mundohen ta ruajnë vendin e punës”, shtoi ai.

Ai tha se deri më sot të larguar dhe të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje për disa paga janë rreth 320 punëtorë, tha Gashi, ndërsa shtoi se prej këtyre 40-ve nuk u janë vazhduar kontratat, “kurse 90 punëtorë janë që nuk kanë bërë marrëveshje”.

“Rreth 130 punëtorë janë që tentojnë nëpërmes gjykatave të realizojnë të drejtën e vet të kthimit në punë”, potencoi Hysni Gashi, kryetar i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro Kosova-KEDS/KESCO.

Sipas tij, shumë inxhinierë, juristë dhe ekonomistë, pra kuadër superior që kanë punuar me vite të tëra, nuk kanë mundur me ju bëjnë ballë presioneve që ka bërë menaxhmenti i KEDS-it dhe janë detyruar të bëjnë marrëveshje që t’ju jepen nga 5 dhe 7 paga vetëm për ta lëshuar punën.


“Largimi i punëtorëve të KEDS-it është bërë në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...