Nisma konsideron se është e mundur që FSK-së t’i shtohen kompetencat vetëm me Ligj

6 Shkurt 2017 - 20:12      

Zafir Berisha, deputet i partisë Nisma për Kosovën dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, konsideron se është e mundur që FSK-ja të ketë kompetenca shtesë edhe me Ligjin për FSK-në.

Ai ka kritikuar anëtarët e komisionit nga radhët e partive politike në pushtet që nuk e kanë përkrahur deri në fund idenë që të diskutohet dhe të veprohet në këtë drejtim.

“Ka qenë një konsensus i të gjitha subjekteve politike në komision, po për çudi se në një moment, kur ishte marrë iniciativa për një debat parlamentar, përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së janë tërhequr nga iniciativa. Qëllimi i debatit ka qenë për ta krijuar një presion pozitiv te të gjithë faktorët se është momenti i fundit që misioni i FSK-së të ndryshojë”, tha Berisha, për Radion Evropa e Lirë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitë së tij në Kosovës ka deklaruar se NATO mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, kurse sa i takon transformimi ka deklaruar se “ajo është çështje ligjore që vet institucionet e Kosovës duhet ta zgjidhin”.

Deputeti Zafir Berisha, konsideron se Kosova është shumë vonë sa u takon çështjeve të FSK-së dhe se sipas tij edhe deklarata e sekretari të përgjithshëm i NATO-s është në vazhdën e asaj që FSK-a të ketë kompetenca shtesë.

“Edhe deklarata e sekretarit të NATO-s ka qenë në frymën e saj se ne tash duhet të veprojmë. Unë besoj se në ditët në vijim do arrihet konsensusi ndërmjet forcave politike dhe besoj se jemi shumë mbrapa pasi që diçka e tillë është dashur të ndodh në vitin 2013”, tha Berisha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...